Shqipëria
në kujtesën vizuale çeke
Po hartojmë gjurmët e harruara të autorëve çekë në vendin e shqiponjave.
Po përgatisim një monografi unike, e cila për herë të parë paraqet në formë të plotë pasqyrimin artistik, etnografik dhe dokumentar çek të Shqipërisë në shekullin e 20-të.
Përmes fotografive arkivore, pikturave dhe vizatimeve të papublikuara më parë, zbulojmë një dialog magjepsës midis krijimtarisë çeke dhe realitetit shqiptar – nga ekspeditat e para udhëtarësh deri te ikonat si Jiří Šlitr apo Hanzelka dhe Zikmund.
Po shpërfaqim imazhet që formësuan marrëdhëniet midis dy kombeve.
Rreth projektit
Shqipëria në kujtesën vizuale çeke“ do të jetë një botim vizual prej rreth 200 faqesh, i cili për herë të parë paraqet në formë të plotë një kapitull magjepsës të kulturës çeke, deri më tani të lënë pas dore – pasqyrimin e Shqipërisë përmes syve të artistëve dhe udhëtarëve çekë kryesorë të shekullit të 20-të.
Nuk do të jetë thjesht një katalog i rëndomtë – ky është rezultati i një kërkimi intensiv në terren dhe në arkivat e Republikës Çeke dhe të Shqipërisë. Falë bashkëpunimit të ngushtë me familjet e autorëve dhe kujdestarët e trashëgimisë së tyre, po rikthejmë në jetë materiale të fshehura prej dekadash, të cilat i shoqërojmë me tekste komentuese profesionale. Këto komente i vendosin gjetjet unike vizuale në kontekstin e kohës dhe ndriçojnë fatet e çekëve, të cilët me aparat fotografik, laps apo penel në dorë, u nisën për të eksploruar një nga qoshet më ekzotike të Evropës së asaj kohe.
Do të bëheni dëshmitarë të zbulimit të një gjurme të harruar çeke në Ballkan, të cilën askush nuk e ka trajtuar deri më sot.
Katër epoka, një mozaik historish
1914–1918
Ushtarë çekë në ushtrinë austrohungareze
Kontakti i parë i gjerë midis çekëve dhe shqiptarëve – Karel Sellner në Mirditë dhe S. K. Neumann në Elbasan
1918–1939
Lidhjet e para midis Çekosllovakisë dhe Shqipërisë
Çekosllovakia dhe Shqipëria vendosin marrëdhënie: Otakar Číla, puna e tij për Shqipërine dhe turistët
1945–1961
Udhëtimet, arti, turizmi, propaganda
Fotografi (Václav Jírů), vizatime (Jiří Šlitr), udhëtimi më i famshëm (Zikmund a Hanzelka), propaganda e regjimit
Rreth nesh
Jemi dy albanologë dhe synojmë të tregojmë një histori të pasur dhe të pazbuluar të marrëdhënieve çeko-shqiptare.

Robert Dobra
Albanolog dhe përkthyes i specializuar në transformimet e shoqërisë shqiptare të shekullit të 20-të. Ka sjellë në kontekstin çek veprën themelore të Edith Durham, „High Albania“ (V albánských výšinách). Prej kohësh lidh sferën akademike me kërkimin në terren dhe veprimtarinë ndërgjegjësuese, duke u përpjekur kështu të transformojë aktivisht diskursin çek mbi këtë rajon ballkanik.
Gjithashtu, është një nga bashkëkrijuesit e podkastit „Malá velká Albánie“ (Shqipëria e vogël e madhe), themelues i iniciativës „Všechny tváře Albánie“ (Të gjitha fytyrat e Shqipërisë), e cila merret me markimin e shtigjeve turistike në Shqipëri, si dhe bashkëpunëtor i jashtëm i gazetës „Deník N“.

Matěj Křepinský
Albanolog, i cili aktualisht ndjek studimet e doktoratës për histori në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Karlit në Pragë. Në kërkimin e tij shkencor fokusohet në marrëdhëniet kulturore çeko-shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore. Gjurmon kontaktet e ndërsjella, transferimin e informacionit dhe shkëmbimin kulturor në kontekstin e bllokut lindor të asaj kohe, duke përfshirë tema të tilla si studimet e studentëve universitarë shqiptarë në Çekosllovaki apo veprimtaria e mjekëve çekosllovakë në Shqipëri. Ndërmerr rregullisht udhëtime kërkimore në arkivat shqiptare. Sa i përket përkthimit – ndryshe nga kolegu i tij – deri më tani vetëm sa e ka „shijuar“ atë, me një tregim dhe një fragment nga vepra e Luan Starovës.
Bashkëpunimi
Na kontaktoni
Dëshironi të na pyesni për diçka, të mbështesni projektin tonë apo të regjistroheni për të marrë lajmet e reja rreth ecurisë së librit? Ju lutemi, përdorni formularin tonë të kontaktit:







